Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” vetëm gjatë vitit 2020 borxhi i qytetarëve ka shkuar në 2.4 milionë euro.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina” Sokol Xhafa ka thënë se borxhi i akumuluar përfshinë periudhën e parë të këtij viti.
Ai më tutje tha se muaji mars, prill dhe maj kanë qenë më të vështirë për të mbledhur mjetet nga qytetarët dhe nëse vazhdon kjo gjendje do të rrezikohen investimet kapitale.
“Borxhi i akumuluar vetëm gjatë vitit 2020 është afërsisht 2.4 milionë euro si borxh i akumuluar ose fatura të papaguara brenda kësaj periudhe. Nëse flasim vetëm për pandeminë në raport me planifikimin që kemi pasur në plane të biznesit jemi 1.5 milion euro në vlerën e planifikuar të mjeteve të inkasuar. Sa i përket pagesave për fat të keq gjatë muajit mars, prill dhe maj kanë qenë muajt më të rëndë sa i përket inkasimeve ose kemi pasur shumë pak”, tha Xhafa në një intervistë për Ekonomia Online.
“Ndërsa në muajt vijues ka filluar të përmirësohet situata por vazhdojmë të jemi mbrapa dhe kjo nuk është e mirë sepse rrezikon pjesën e investimeve kapitale. Ne jemi kompani shërbyese që nuk kemi profit por me kostot të cilat i marrim nga konsumatori i konvertojmë direkt në shërbime për ta ose në mbulueshmërinë operative të ndërmarrjes e që sigurisht nëse këto pagesa i kemi atëherë shërbimet tona do të përmirësohen edhe më shumë për konsumator”.
Por pavarësisht kësaj Xhafa ka thënë se konsumatorët e rregullt nuk do t’i dërgojë te përmbaruesi, por vetëm borxhlinjtë e mëdhenj që nuk kanë kryer pagesa mbi 200 euro.
“Për shkak të pandemisë dhe aspektit social ne nuk do t’i dërgojmë konsumatorët të cilëve u është akumuluar borxhi vetëm gjatë pandemisë. Po flasim për konsumatorët që kanë qenë të rregullt jashtë pandemisë nuk do ti dërgojmë në përmbarim. Ndërsa konsumatorët të cilët para pandemisë kanë pasur vlera të borxhit të akumuluara mbi 200 euro që nënkupton janë mbi dhjetë fatura të konsumit mesatar të amvisërisë, atëherë do të dërgohen në përmbarim”.
“Ne vetëm kemi filluar me disa raste të borxhlinjve të mëdhenj që janë vlera edhe më të mëdha se 200 euro dhe do të shkojmë shkallë duke i trajtuar borxhlinjtë e mëdhenj dhe duke arritur deri te këta konsumator që borxhin e akumuluar për vitin 2020 e kanë pasur 200 euro”.
Sipas tij, të gjitha këto kanë ndikuar që të shkurtohet buxheti vjetor për 1.5 milion euro.
“Implikimi buxhetor te ne është shumë i madh sepse ne si ndërmarrje maksimumi mund të kemi 14 milion euro të ardhura vjetore si ndërmarrje. Jemi kompania më e madhe që shërbejmë me ujë në nivel vendi mirëpo problem është që pagesat për ujë janë simbolike, sepse varemi direkt nga pagesat e konsumatorëve”.
“Është afërsisht 1.5 milion euro vetëm shkurtim buxhetor 2019-2020 ose planifikimi që kemi pasur fillimisht. Problemet janë të jashtëzakonshme sepse gjendemi në një situatë të tillë, por falë përkushtimit të madh të punëtorëve kemi arritur që sistemin ta mbajmë stabil me furnizim me ujë”.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...