Forcat turke të enjten kryen stërvitjen tokësore dhe ajrore mbrojtjese nga zjarri në Mesdheun Lindor, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Fregata jonë TCG (Anija e Republikës Turke) GEDIZ kreu me sukses praktikën e saj të mbrojtjes nga zjarri tokësor dhe ajror nën aktivitetet e gatishmërisë operacionale në Detin Mesdhe Lindor më 17 shtator të vitit 2020”, tha sot ministria.
Kohën e fundit tensionet janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimit të energjisë në Mesdheun Lindor. Greqia ka kontestuar eksplorimin e energjisë nga Turqia në rajon, bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.
Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije me përcjellje ushtarake, për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke thënë se si Turqia ashtu edhe Republika Turke e Qipros Veriore kanë të drejta në rajon.
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...