Rreth 6 000 nga 13 000 refugjatë të mbetur të pastrehë pas zjarrit që përfshiu kampin e Morias, në ishullin e Lesbos, u vendosën në kampin e ri, theksuan sot autoritetet greke, sipas të cilave 157 prej tyre kishin rezultuar pozitivë me COVID-19.
“Të paktën 6 000 persona kanë hyrë në kamp, 157 janë testuar pozitivë”, theksoi për median, Alexandros Ragavas, një prej zëdhënësve të ministrisë greke të Migracionit.
Që prej zjarrit natën e 8-9 shtatorit, këto mijëra persona që jetonin në kushte të vështira në kampin e Morias, “turpi i Europës” sipas OJQ-ve, ishin vendosur buzë rrugëve dhe nëpër parkingjet e supermarketeve.
Shumë prej tyre ngurronin të strehoheshin në kampin e ri, nga frika se do të mbylleshin përsëri, siç kishin qenë prej muajsh në kampin Moria. Por, një operacion policor dhe kërcënimet për të mos përpunuar kërkesat e azilit të kryengritësit, shtyu disa mijëra refugjatë të hynin në kampin e ri.
Me të mbërritur, të gjithë janë testuar për COVID-19, dhe janë instaluar dy zona karantine.
Ky kamp i ri i ndërtuar me shpejtësi do të jetë në gjendje të strehojë 8 000 deri në 10 000 persona, të ndarë sipas kombësive./Atsh/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...