Ndalohet përdorimi i TikTok dhe WeChat në SHBA

14:55 | 18 Shtator 2020
Arbresh.info

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndalojnë përdorimin e rrjetit social TikTok që nga dita e diele.

Të gjithë përdoruesit në tërë vendin nuk do të mund të shkarkojnë më aplikacionin TikTok dhe ËeChat.

Nëse nuk do të mund të arrihet një marrëveshje deri më 12 nëntor, aplikacioni do të jetë plotësisht i ndaluar në SHBA, shkruan Departamenti amerikan i Tregtisë, transmeton arbresh.info

Donald Trump dhe qeveria e SHBA-së ka kërcënuar se do të suspendoj aplikacionin me arsye se pronari i aplikacionit kinez mund të vë Amerikën në rrezik.

Personat që tashmë e kanë të instaluar aplikacionin do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin edhe pas 12 shtatorit, por nuk do të jenë në gjendje të shkarkojnë versione të reja që do të thotë se përdorimi i aplikacionit do të bie pasi përdoruesit nuk do të kenë qasje në përmisimet që i bëhen aplikacionit.

Aplikacionit tjetër ËeChat do të suspendohet plotësisht që nga 20 shtatori, pasi nuk ka pranuar të blihet nga një kompani amerikane, shkruan The Independet./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme