Komiteti Komunal i Gjilanit kundër parandalimit dhe përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka mbajtur të premten takimin ditor për vlerësimin e gjendjes.
Sipas njoftimit të komunës, në takim u tha se gjendja është nën kontroll të plotë, derisa u theksua se falë lojalitetit qytetar, ka rënë dukshëm numri i rasteve, duke shpresuar se trendi i rënies, do të vazhdojë edhe më shumë, për ta ulur lakoren në pikën zero.
“Gjatë takimit, është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të t’i respektojnë masat si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit. Gjendja e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me COVID-19 brenda gjashtë muajve është si vijon: 961 raste pozitive në total, 838 të shëruar, 81 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 43 të vdekur dhe 30 mostra në pritje”, thuhet në njoftim.
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë