Google ADS

LSDM: Asgjë nuk ndryshon me OBRM-PDUKM, edhe një fushatë me dyshime

10:40 | 18 Shtator 2020
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “hetimi i hapur dhe dyshimet për parregullsitë e reklamimit zgjedhor të OBRM-PDUKM-së është dëshmi se në këtë parti asgjë nuk ka ndryshuar”.

“Informacionet e publikuara flasin se qindra mijëra euro, para nga buxheti i shtetit, para të qytetarëve, OBRM-PDUKM i ka shpenzuar për reklamim në portale të panjohura, pa impresione dhe pa redaksi”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nuk ka fushatë të OBRM-PDUKM-së pa dyshime dhe se në në fushatën presidenciale kjo parti e mbyllu xhirollogarinë me borxh prej 400 mijë eurove që është në kundërshtim me ligjin.

Nga LSDM shtojnë se më herët kjo parti e udhëhequr nga Gruevski kishte borxh prej tre milionë eurove, njofton telegrafi maqedoni.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM duhet ta dinë se iku koha kur mbylleshin xhirollogari për fushata zgjedhore me borxhe milionëshe për të mos pasur përgjegjësi, iku koha kur me paratë e qytetarëve OBRM-PDUKM blente media”, thonë nga LSDM.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme