Bilanci i COVID-19, 30 milionë raste në të gjithë botën

08:33 | 18 Shtator 2020
Arbresh.info

Së paku 30,003,378 raste me koronavirus janë shënuar në të gjithë botën.

Arbresh.info transmeton se sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins, 30 milionë raste janë shënuar gjatë 9 muajve të parë që nga raportimi i rastit të parë në qytetin Wuhan të Kinës në mesin e muajit dhjetor.

1 milionë raste janë shënuar 3 muaj më vonë, më 2 prill, kurse 10 milionë raste u shënuar më 28 qershor.

Deri më tani nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 943,203 persona.

Vendi me numrin më të madh të të infektuarve mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 6,669,322 raste pozitive dhe 197,554 viktima.

Pas SHBA-ve radhiten India dhe Brazili të cilat përbëjnë 50% të rasteve në të gjithë botën, shkruan CNN./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme