Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se skuadra e tij është përforcuar këtë sezon dhe planifikon të bëjë edhe transferime të tjera deri në mbyllje të afatit kalimtar.
Biancocelestët u kualifikon në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas më shumë se një dekade duke zënë vendin e katërt në Serie A.
Gonzalo Escalante, Pepe Reina, Vedat Muriqi dhe Mohamed Fares, janë emrat që i janë bashkuar Lazios këtë verë.
“Është e qartë e gjitha që kemi bërë. Transferuam një mesfushor, një portier, një sulmues dhe anësor. Do të shihni se do të vijnë më shumë”.
“Sa i përket objektivit tonë këtë sezon, e kamë thënë gjithmonë se nuk shes ëndrra, vetëm realitetin solid. Puna ime është ta vë skuadrën në gjendje që të japë më të mirën. Fatkeqësisht, unë nuk jam ai që shkel në fushë”, lajmi.net.
“Kjo skuadër ka gjithçka që duhet për të pasur sukses. Më tutje, nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë në fushë”, është shprehur Lotito në prezantimin e sezonit 2020/2021 të femrave të Lazios.
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...