Kosova do ta nderojë presidentin amerikan Donald Trump me medaljen më të lartë për rolin e tij për ta ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një letër që e ka parë Reuters, e ka informuar Donald Trump se ai do ta pranojë medaljen “Urdhri i Lirisë” nga Kosova.
Në letrën drejtuar Trump ku shpreh “mirënjohjen e thellë për kontributin personal për ndërmjetësimin e marrëveshjes”, presidenti kosovar e ka ftuar homologun e tij amerikan që ta vizitojë Kosovën.
Dy ndihmësit e Trumpit, Këshilltari për Siguri Kombëtare Robert O’Brien dhe Emisari Special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, do të pranojnë Medaljen Presidenciale të Meritave./ Klan Kosova
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...