Analisti Fatos Lubonja, i cili i është kundërvënë dëshmisë së Lames që lartëson figurën e Kadaresë si disident, ka shpjeguar qëndrimin e tij rreth deklaratës së tij të fundit.
Lubonja tha se Lame nuk thotë asnjë fjalë për njerëzit që çuan në varre dhe proceset e stisura por se flet si shpëtimtar i Kadaresë.
Ai kërkon një qasje tjetër ndaj të kaluarës. Ndërkohë sipas Lubonjës, Lame ka të gjitha përgjegjësitë ndërsa Kadare ka mbështetur politikat e Enver Hoxhës që nga viti 1954.
“Titulli që i kam vënë unë intervistës, titulli im, është ky ‘Të kaluarës duhet ti qasemi nëpërmjet vuajtjes të së tashmes’. Thelbi intervistës sime nuk ishte të merremi as me Kadarenë, as me Qemal Lamen por me kulturën e qasjes ndaj të kaluarës.
Niçja thotë se ne kemi nevojë për vështrimin kritik ndaj historisë dhe e lidh me ndjenjat e së tashmes, ne vuajmë dhe duam të çlirohemi. Shumë vargonj të historisë vazhdojnë dhe sot dhe ne duhet të çlirohemi. Po nuk e pamë historinë kështu është kot thotë ai.
Ne kemi sot një vuajtje shumë të madhe, vuajtjen e nënshtrimit ndaj oligarkisë, ndaj një sistemi që nuk na lë të flasim për problemet tona. Kur shikoj nënshtrimin nuk mund të çlirohem.
Artikullin e filloj me 4 përgjegjësitë që flitet sot për regjimet komuniste; përgjegjësia juridike, përgjegjësia politike e atyre që e kanë mbështetur atë regjim, përgjegjësia morale e atyre që thonë s’kisha ç’bëja, ashtu ishte koha dhe përgjegjësia që Zhasper e quan përgjegjësia metafizike, e të gjithë ne, përgjegjësia e atyre që kanë mbetur gjallë. Pra, ke mbetur gjallë nuk ke bërë sa ç’duhet. Unë kur marr të dyja figurat them që Lame ka që nga përgjegjësia juridike sepse ka marrë pjesë në fabrikimin e proceseve që kanë çuar njerëz në vdekje. Përgjegjësia e parë i përfshin dhe përgjegjësitë e tjera.
Kadareja ka veprën që ka mbështetur në mënyrë konstante politikat e Enver Hoxhës që nga 1954 ‘Frymëzimet djaloshare’ deri tek ardhja e Migjenit ku demonizon Konicën, Koliqin, Fishtën por jo vetëm kaq. Ka qenë dhe anëtar partie, komunist dhe deputet dhe nënkryetar i Frontit Demokratik.
Unë mendoj që ne kemi nevojë për një memoristikë e cila kërkon të zgjojë këto ndjenja përgjegjësie në emër të së tashmes, në emër të vuajtjes të së tashmes që të ndiejmë përgjegjësi për gjithçka kemi bërë ose bëjmë ose nuk bëjmë që mungon në shoqërinë shqiptare, një shoqëri krejtësisht e papërgjegjshme që sot thotë një gjë, nesër një tjetër, si ta dojë interesi. Në këtë aspekt e kaluara duhet të na ndihmojë të shohim këtë. Ndërkohë që shohim njerëz që mburren se si i janë kundërvënë regjimit, dalin si heronj, si shpëtimtar dhe kulmi fare është kur del dhe kryehetuesi i cili nuk thotë asnjë fjalë për ato proceset që çuan njerëzit në internim, nga fëmijët, që çuan njerëzit në varre por del si shpëtimtar i Kadaresë. Është një qasje edhe për të kaluara më të vona se si ne i qasemi kësaj historie nëpërmjet asaj që e quaj kultura e simulimit. Simulojmë heronj në vend që të kuptojmë vetveten dhe ky njeriu është një simulim i një heroi që nuk ekziston. Në thelbin e çështjes është një njeri që nuk mendon, njeri në nuk mban përgjegjësi dhe njeri që mbetet person. Mendoj se dhe Kadareja në qasjen e tij ka të njëjtën përgjegjësi.
Edhe disident dhe vepra të tilla si Shqiponjat fluturojnë lart, dhe bëra deputet, dhe letra për vdekjen e Enver Hoxhës Le Monde, si mund të shkojnë bashkë.
Duhen këto gjëra për të kuptuar edhe pse sot një kryeministër si Edi Rama pasi kam shkruar shkrimin, një mesazh për Fatos Nanon, që e dimë se çfarë ka shkruar tek Kurban për të e bën shoferin e parë të një makine etj. Nuk kanë kaluar dekada që kur e ka bërë Kurbanin. Njerëz që bëjnë vetëm kulturën e manipulimit.
Sali Berisha sulmoi kryeministrinë me idenë që vrau Azem Hajdarin. Pasi bëri, i duhej Fatos Nano për të bërë diçka tjetër tha që ato ishin fjalë, fushatë elektorale. Kjo është kultura e simulimit. Sa gjëra ka thënë ndryshe Kadareja për historinë e tij…”, deklaroi Lubonja./ Balkanweb/
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?