Dyshime të reja kanë dalë në shesh në lidhje me helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.
Sipas agjensisë Reuters, agjenti nervor që u përdor për të helmuar Navalny është gjetur në një shishe uji në dhomën e tij të hotelit në qytetin siberian të Tomsk.
Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë Navlny me anë të një video në Instagram, ku disa mbështetës të tij janë futur në dhomën e hotelit.
Ata kanë gjetur provat pas kërkimeve të bëra në sendet e mbetura, duke hedhur poshtë pretendimet që lideri i tyre është helmuar në aeroport.
Navlny u sëmur rëndë gjatë një udhëtimi me avion, teksa u dërgua më urgjencë për kurim në Berlin të Gjermanisë. Laboratore të ndryshme në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë dalë në konkluzionin se Navalny është helmuar me një agjent nervor Novichok, i përdorur nga ushtria sovjetike.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën