Zyra e Prokurorit të Specializuar pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka sqaruar largimin e zëvendësprokurorit Kwai Hong Ip nga kjo zyrë.
Në një përgjigje dhënë portalit arbresh.info, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka bërë të ditur se zëvendësprokurorit Kwai Hong Ip ka kohë që është larguar nga ZPS.
Sipas zëdhënësit të kësaj zyre, Chris Bennett, zëvëndësprokurori Kwai Hong Ip është larguar shumë më herët dhe largimi i tij nuk ka të bëj me rrjedhjen e dosjeve të Gjykatës Speciale.
Mirëpo, sipas tij, ai është larguar shumë kohë më parë dhe punon në një institucion tjetër.
Ndërkaq sa i përket rrjedhjes së dosjeve, ZPS nuk jep asnjë koment.
“ZPS nuk ka asnjë koment për këtë çështje me OVL-UÇK. Kwai Hong Ip mori një mundësi punësimi disa kohë më parë dhe për këtë arsye u largua nga ZPS. Tani ai punon për një institucion tjetër. Ai nuk ka dhënë dorëheqjen në ditët e fundit”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Chris Bennett./arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...