Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti, Xhavit Beqiri thotë se dialogu me Serbinë do të ketë një fund.
Beqiri në “Debat Plus” ka thënë se pa njohje nga Serbia, të gjitha marrëveshjet tjera bien në ujë.
“Të gjitha tematikat që do të shtjellohen dhe të gjitha marrëveshjet tjera eventuale do të bien në ujë nëse nuk ka njohje nga Serbia. Kosova nuk ka asnjë obligim t’i përmbahet asnjë marrëveshjeje nëse nuk ka njohje nga Serbia”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Këshilltari i kryeministrit thotë se kjo tezë është e shkruar në platformën e Kosovës për dialog.
Beqiri thotë se nga Angela Merkel dhe Emanuel Macron është bërë e çartë se procesi i dialogut nuk duhet të jetë i pafund.
“Në takimin e ndërmjetësuar nga Merkel dhe Macron është bërë e qartë se ky nuk është një proces i pafund. Është përmendur edhe fundi i vitit si përmbyllje e procesit. Pra ka afat kohorë se kur do të përmbyllet dialogu”.
Këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti thotë se përmbyllja e dialogut nuk do të varet gjithmonë nga dëshira e Serbisë.
“Edhe Millosheviqi ka qenë kundër por nuk është pyetur”, tha ndër të tjera Xhavit Beqiri.
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...