Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj e ka vlerësuar fitore të madhe për Kosovën marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë.
Ai në seancën e sotme plenare tha se marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është hapi më i madh i Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Por këtij i ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, i cili e kritikoi Selmanajn për të ashtuquajturën fitore kur sipas tij “është ndarë Ujmani”.
“Marrëveshja e tillë për vlerësimin tonë është hapi më i madh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Nuk po i jap epitete si hap historik se i ka dhënë Shtëpia e Bardhë, por është hap i madh drejt hapit historik që do të përmbyllet me njohjen, e cila do të jetë së shpejti”, tha ai.
Por, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi iu drejtua zëvendëskryeministrit Selmanaj duke e quajtur ‘të padurueshëm’.
“Përveç që jeni të këqij përnjëmend jeni të padurueshëm. Po çfarë zëvendëskryeministri je ti kur del këtu edhe përveç ironisë bën shaka për atë që keni bërë më 4 shtator. Qysh po e quani fitore, fitore e madhe për ty ndoshta, po qysh po e quan fitore ke shkuar atje, ke ndarë Ujmanin me Serbinë, a s’po të vjen marre, a? Qysh po e quan fitore ti kufirin shtetëror e ke zhbërë, e ke quajtur marrëveshje? Pikë e përbashkët thua se është në Palestinë atje!”, tha ai.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...