Reperi i njohur shqiptar me famë në Amerikë, Gashi, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
“Don’t kill me” titullohet kënga e tij e re, e cila është e zhanrit hip-hop dhe është pjesë e albumit të saj “1984”.
Gashi i ka befasuar të gjithë me fansat me dukjen e tij në këtë klip, në të cilin ka vendosur të shfaqet me fustan dhe paruke në kokë.
Në një postim të bërë në rrjetin social Instagram, reperi me prejardhje shqiptare ka treguar se është ndarë i pakënaqur me kompaninë që realizoi klipin, të cilët nuk kanë qenë dakord që ai të paraqitej me fustan në klip.
Kjo sipas tyre ishte kundër rregullave të kompanisë, ndaj kjo është dhe arsyeja pse ata vendosën të tërhiqen nga sponzorizimi.
I njëjti ka premtuar për fansat edhe plot projekte të tjera deri në përfundim të këtij viti. /Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...