Trajnerja e Kombëtares së Kosovës deklarohet para ndeshjes me Estoninë

18:18 | 17 Shtator 2020
A. B.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, konkurrenca e femrave, do ta zhvillojë ndeshjen e radhës me Estoninë.

Në konferencën për media para ndeshjes është deklaruar selektorja e Kombëtares së Kosovës për vajzat, Afërdita Fazlija, raporton arbresh.info

Fazliu tha se nesër luajnë për fitore, por që duhet të bëjnë kujdes gjatë ndeshjes.

Ajo tutje, thotë se çdo skuadër e kërkon kualifikimin, por që kanë edhe pesë ndeshje për të zhvilluar deri në fund.

“Është normal se secila Kombëtare e dëshiron kualifikimin. Për ne ka qenë obligim që të jemi në grup në vendin e tretë dhe të katër, në baze të rrethanave ne përsëri jemi ne objektiv, kemi edhe pesë ndeshje para vetit”, tha Fazliu.

Kujtojmë se, nesër me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dh Estonisë në kategorinë e vajzave, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme