Pas stërvitjes këtë mëngjes, sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka udhëtuar për në Perugia për testin e gjuhës italiane.
Sipas raporteve të shumta në Itali, “Pistolero” do t’i nënshtrohet një provimi B1 në Perugia, një hap i detyrueshëm për marrjen e një pasaporte italiane.
Marrëveshja mes Juventusit dhe lojtarit, thuhej se ishte prishur për shkak të vonesës së pasaportës, pasi lojtari uruguaian nuk do të kishte dokumentet evropiane dhe kohë për t’u regjistruar si një lojtar në Ligën e Kampionëve.
Por La Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb, shkruajnë se sulmuesi i Barçës do të kryejë sot provimin, pasi ka zbarkuar në Perugia dhe tifozë të Juventusin kanë dal ta presin rrugëve.
Suarez kishte arritur marrëveshje personale me Juventusin dhe ishte gati për sfidën e re italiane para se të bllokohej kalimi në “Allianz Stadium”.
Atletico Madrid dhe Paris Saint-Germain janë të lidhura po ashtu me sulmuesin, i cili ka gjasa po ashtu të qëndrojë në Barcelona edhe në sezonin 2020-21.
Nëse dokumentet do të ishin gati ai mund të kalojë në Serie A në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...