Google ADS

Presidenti Meta dekreton ministren e re të Arsimit Evis Kushi

15:49 | 17 Shtator 2020
Arbresh.info

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar brenda pak minutave ministren e Arsimit, Evis Kushi.

Evis Kushi zuri vendin e Besa Shahinit si ministre e Arsimit, pasi kjo e fundit deklaroi se do të largohet drejt Kosovës.

Emri i Evis Kushit, e përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë e Arsimit, ka mbërritur mesditën e sotme në Presidencë.

Sipas Kushtetutës, Presidenti i Republikës kishte7 ditë afat për t’u shprehur me dekret lidhur me propozimin që vjen për ndryshimet në qeveri.

Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore doktor (PHD) në Ekonomiks në Universitetin e Staffordshire në Angli. Dy vjet më vonë mori titullin “Profesor i Asocuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor.

Për më shumë se 23 vite ajo ka punuar si pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe për një vit nga 2012-2013 ajo u emërua rektore e tij.

Prej vitit 2013 ajo angazhohet në Partinë Socialiste dhe përfaqësoi si deputete qarkun e Elbasanit.

Dekreti i plotë:

17 Shtator 2020 Presidenti Meta dekreton emërimin e znj. Evis Kushi, Ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë

D E K R E T

PËR

EMËRIM MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, nr. 4728 prot., datë 17.09.2020, administruar në Institucionin e Presidentit të Republikës me nr. 3153 prot., datë 17.09.2020,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Evis Kushi, emërohet ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11732

Tiranë, më 17.09.2020

Presidenti i Republiikws, Ilir Meta

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme