Google ADS

Zinedine Zidane refuzon shansin e transferimit së Dele Alli-s

15:44 | 17 Shtator 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i nuk ka interesim për të transferuar mesfushorin e Tottenham-it, Dele Alli shkaku i trajnerit Zinedine Zidane.

Spurs kishte propozuar shkëmbimin e Alli me Gareth Bale, por oferta asnjëherë nuk u konsiderua nga “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.

Sipas AS, tekniku francez nuk e do 23-vjeçarin në skuadër shkaku i deklaratës që kishte dhënë para tri viteve.

Spurs kishte arritur të mposhtë Real-in në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, kurse Alli pas ndeshjes ka deklaruar se ishte zhgënjyer sepse nuk e kompletoi hat-trickun.

Kjo ishte ndër arsyet pse Zidane nuk e do në skuadër, derisa gjithashtu mendon se lojtari nuk do arrinte të ishte titullar në “Santiago Bernabeu”.

E ardhmja e Alli-s mbetet e paqartë, derisa ekziston mundësia të huazohet të ndonjë klub tjetër gjatë këtij afati veror./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme