Google ADS

Albin Kurti: Ujmani është toka jonë, nuk i ka takuar kurrë Serbisë

15:01 | 17 Shtator 2020
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se liqeni i Ujmanit është toka jonë.

Kurti ka thënë se Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse është i ndërtuar nga dora e njeriut.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar se Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës, shkruan Arbresh.info

“Kushdo që po flet për Ujmanin si “ujëra që duhen ndarë” përveç që po ia ndihmon Serbisë të krijojë nga hiçi një kontest të pronësive të Kosovës, njëkohësisht edhe po e shtron rrugën që të zgjidhet keq çështja e demarkimit të kufirit kurdo që ajo ndodh. Ujmani s’ka kontest, as nuk ka për çfarë të përdoret nga Serbia, as si e drejtë dhe as si aset, sepse nuk i ka takuar kurrë asaj dhe as nuk është ndërtuar për pjesë apo zona të saj”, ka shkruar Kurti.

Ky është postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme