Qeveria e Maqedonisë së Veriut ju është përgjigjur nënave të fëmijëve deri gjashtë vjeç, të cilat me vendimin e fundit të pushtetit ekzekutiv duhet të kthehen në punë nga data 23 shtator.
Nga Qeveria thonë se me hapjen e çerdheve nga data 9 shtator, hapi i vetëm logjik është që prindërit të kthehen në vendet e tyre të punës.
“Vendimi që prindërit e fëmijëve nga mosha 0 deri 6 vjeç të kthehen në punë, u miratua sipas analizës paraprake dhe konsultimit me Komisionin për Sëmundje Infektive. Me hapjen e institucioneve për kujdes dhe edukim të fëmijëve më 9 shtator 2020 dhe analiza e cila tregoi që kopshtet kanë kapacitet për kujdes të fëmijëve në përputhje me Protokollin për aktivitete në institucionet për kujdes dhe edukim të fëmijëve, i cili deri në minimum e ul rrezikun nga përhapja e virusit COVID-19, masa prindërit e fëmijëve prej moshës 0 deri në 6 vjet të jenë jashtë nga procesi i punës, e humb kuptimin. Kjo masë periudhën e kaluar ishte në fuqi sepse institucionet publike për kujdes të fëmijëve, gjegjësisht kopshtet nuk punonin”, thuhet në reagimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më tej shtohet se në mënyrë plotësuese, në koordinim me Komisionin për Sëmundje Infektive, u miratua vendimi për zgjerimin e kapaciteteve të grupeve në kopshte, nga mosha 0 deri 2 vjet, nga 12 fëmijë në grup, vendim me të cilin sipas Qeverisë, institucionet publike për kujdes të fëmijëve kanë kapacitet të plotë për përkujdesjen e fëmijëve të nënave të cilat deri më tani shfrytëzonin mungesë të vazhduar të pushimit të lindjes.
“Në përputhje me Protokollin, prioritet për përkujdesje në kopshte kanë fëmijët e prindërve kryefamiljarë dhe fëmijët e dy prindërve të punësuar, me të cilin ndërpritet çfarëdo lloj mundësie fëmijët të mbeten pa përkujdesje të duhur. Aty ku do të ketë nevojë për hapësirë dhe kuadër plotësues për përkujdesjen e fëmijëve, Qeveria u rekomandon komunave si themelues të kopshteve, në përputhje me Rregulloren për standarde dhe normativa për kryerjen e veprimtarisë në institucionet për fëmijë, të sigurojnë vendim adekuat. Për këto shkaqe nevoja e prindërve që mos të shkojnë në punë është e pabazë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Ndryshe, nënat e fëmijëve prej 0 deri 6 vjet, për sot paralajmëruan protestë, për të shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të Qeverisë, që nga data 23 ata të kthehen në punë.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë