Hoti punëtorëve shëndetësorë: Pagat e shtatorit i merrni më shtesa

12:54 | 17 Shtator 2020
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se profesionistët shëndetësorë do t’i marrin pagat e shtatorit me shtesë deri në përfundim të pandemisë.

“Ju e dini çka ka ndodh me ligjin për paga, sa i përket pagave për profesionistët shëndetësor, i kemi bërë përgatitjet pagën e shtatorit e marrin me shtesë, do ta marrin tërë kohën sa është pandemia, tash te menaxhimi i pandemisë mund të jepni plot kritika por kjo është bërë me praktikat dhe protokollet që i kanë zbatua vendet evropiane. Ju e keni pa çka është duke ndodhur me rastet e reja edhe në Francë e Belgjikë, në këtë qeveri nuk e kemi liruar ekonominë, i kemi gjete ato kapacitete shëndetësore që janë, çka po bëjmë është që të krijojmë kapacitete shtesë”, ka thënë kryeministri./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/986143798464148

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme