Sesioni i ri i Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seancë plenare po vazhdon me polemika.
Në deklarimet jashtë rendit të ditës, ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ajo që ngriti shqetësimin e gjendjes së policëve të Kosovës që kanë qenë të angazhuar në luftën kundër COVID-19, dhe respektimit të masave të institucioneve, raporton arbresh.info
Por nuk ka vonuar shumë dhe Kryeministri Hoti tha se ka takuar sindikatën e policisë, nga ku janë evidentuar orët shtesë, të cilat edhe do të paguhen.
“Ne me ministrin dhe drejtorin e Policisë e kemi takuar sindikatën e policisë dhe kemi evidentuar edhe orët shtesë që të vitit të kaluar që s’janë paguar ende. Po e evidentojmë edhe koston e shujtës për policët që janë angazhuar 12 orë gjatë pandemisë”, tha Hoti.
E i menjëhershëm ishte reagimi i Musliut. Kjo e fundit tha se nuk i intereson kush ka qenë kryeministër në të kaluarën, në kontekstin se gjendja aktuale e policëve është e mjerueshme.
“Bash nuk më intereson kush ka qenë kryeministër vjet, as para 3 muajve. E rëndësishme është që policisë t’i krijohen kushtet për punë. Është e kotë bisedimet me sindikata, teksa policia po ballafaqohet me probleme serioze në Kuvend”, tha ajo./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/986143798464148
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik