Oda Ekonomike thirrje qeverisë: Jemi para kolapsit, humbjet ekonomike të vendit janë 1 miliard euro

12:02 | 17 Shtator 2020
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me situatën ekonomike në vend.

Kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi tha se, që nga fillimi i pandemisë humbjet ekonomike në vendin tonë janë 1 miliardë euro, raporton Arbresh.info.

“Siç e dini ne vazhdimisht kemi qenë aktiv ne kërkesat tona dhe siç e dini gjendja ekonomike është e rënd. Nga fillimi i pandemisë humbjet ekonomike të vendit janë 1 miliard euro. Nëse nuk intervenohet gjatë muajit shtator dhe në muaji tetor atëherë kolapsi ekonomik është i pashmangshëm dhe do të përcillet me shumë humbje të punës dhe mbyllje të biznesëve. Shqetësim tjeter mbetet se shumica e mjeteve nuk janë shpërndarë”, ka thënë Rukiqi.

Ndërsa, Kryetari i Odës Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, shpreson që deputetët sot ta kalojnë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike në lexim të parë.

“Po bëhen tashmë disa muaj që nga përballja e pandemisë, realisht nuk duket se ja kemi ndalur gjithmonë me sukses Është për keqardhje kur deputetët kanë qenë në pushim për 1 muaj dhe në seancën e parë pas kthimit nuk aprovojnë një ligj siç është për ringjalljen e ekonomisë, besojmë që deputetët e kuvendit të Kosovës do të kalojnë në lexim të parë. Duke pas parasysh këto te mira që vijnë prej Uashington të nisin me zbatimin e masave të rimëkëmbjes ekonomike natyrisht do të kishte efekt më të madhe”, tha ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme