Fetah Rudi vazhdon të përballet më pengesa në Kuvend, LDK-ë kërkon sqarim në seancë

12:13 | 17 Shtator 2020
V. S.

Lidhja Demokratike e Kosovës është ankuar te kryeparlamentarja Vjosa Osmani për mungesë të kushteve për personat me nevoja të veçanta dhe qasjen e tyre në Kuvend.

Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi ka thënë se deputetin Fetah Rudi duhet domosdoshmërish ta përcjellë dikush për në Kuvend, e se një gjë e tillë është e pafalshme.

“Nuk ja kemi siguruar qasjen në Kuvend, domosdoshmërish duhet me e përcjellë dikush nga familjarët. Të gjithë ne e dimë kudo që kemi shkua Fetahi është i pari, para neve shkon edhe i nderon. Kisha dashtë që të tregojmë një kujdes minimal, të tregojmë obligimin ligjor e di se e keni prit ai mungon sot, për shkak se është në rehabilitim me problemet me virusin, po bëhen 1 vit është e pafalshme se po flasim për xhandarmërinë po nuk po e kryejmë një punë të vogël për kolegun tonë”, ka thënë Kajtazi.

Lidhur më këtë çështje është deklaruar kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

“Është e nevojshme të ju njoftoj për të gjitha masat, në mbledhjen e parë të kryesisë vendimi i parë që e kemi marrë para më shumë se gjashtë muaj ka qenë vendimi që të krijohet qasje për personat me nevoja të veçanta në të gjitha hapësirat. Për fat të keq, procedurat zgjasin tepër më shumë se sa do të donim secili prej nesh, ka pas shumë komplikime”, ka thënë kryetarja e Kuvendit./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/986143798464148

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme