Tashmë prej kohësh, Jim Carrey vendosi t’i largohet aktrimit dhe filmave dhe të flasë për “gjetjen e vetvetes” në disa programe ku ai ka qenë i ftuar.
Megjithatë, mesa duket, në këtë edicion special të Saturday Night Live (SNL), Jim Carrey do t’i rikthehet aktrimit me një rol shumë interesant, atë të Joe Biden.
Aktori do të luajë ish-zëvëndës kryetarin demokrat të Shteteve të Bashkuara.
Programi do të rikthehet pikërisht në kohë për të tallur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Seritë do të shfaqen premierë me pesë episode rresht përpara zgjedhjeve më 3 nëntor.
Carrey është një zgjedhje befausese për të luajtur Biden, duke marrë parasysh se ai nuk është pjesë e kastit dhe se ish-anëtari i kastit Jason Sudeikis është i njohur për rolin e Biden.
Sidoqoftë, “SNL” surprizon herë pas here me aktorë të jashtëm të ftuar. Këtu përfshihen Robert de Niro si Rober Mueller, Alec Baldwin në rolin e Donald Trump apo Bradd Pit në rolin e Dr. Anthoni Fauci.
“SNL” zakonisht tërheq më shumë vëmendje gjatë viteve të zgjedhjeve dhe përfshirja e Carrey në përzierje me Trump-in e Baldwin pritet të sigurojë momente të zhurmshme dhe shumë humor, ndërsa shfaqja krijon debat dhe lajme rreth zgjedhjeve.
“SNL” po planifikon të ketë “një audiencë të kufizuar në studio”, pasi ajo dëshiron që shfaqja të rikthehet përsëri para një publiku të drejtpërdrejtë./Anabel/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...