Google ADS

Avokati i OVL të UÇK-së, Tomë Gashi, niset drejtë zyrave të organizatës, ku po qëndrojnë edhe zyrtarë të Speciales

11:36 | 17 Shtator 2020
arbresh.info

Avokati i organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashi, është nisur drejtë zyrave të organizatës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Gashi për arbresh.info.

“Po unë jam avokat i organizatës dhe se sapo të i marrë të gjithë të dhënat do të deklarohem. Është herët të flas për këtë. Pasdite do të dal me qëndrim për krejt këtë situatë”, tha Gashi për arbresh.info.

Ka pothuajse një orë që tre zyrtarë të Gjykatës Speciale janë brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo pasi një ditë më parë organizata ka pranuar edhe një pako tjetër me rreth shtatë mijë dosje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar./arbresh.info/

Situatë e acaruar, zyrtarëve të Speciales i ipen 10 minuta afat për të lëshuar zyrat e OVL të UÇK-së

Foto brenda takimit të OVL e UÇK-së me zyrtarë të Speciales

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme