Google ADS

Situatë e acaruar, zyrtarëve të Speciales i ipen 10 minuta afat për të lëshuar zyrat e OVL të UÇK-së

11:17 | 17 Shtator 2020
arbresh.info

Ka pothuajse një orë që tre zyrtarë të Gjykatës Speciale janë brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nasim Haradinaj i ka thënë afat 10 minuta zyrtarëve të Speciales të lëshojnë zyrat e OVL të UÇK-së

Burime brenda kësaj organizate i kanë thënë portalit arbresh.info se aty janë edhe katër zyrtarë të kësaj organizate.

“Nasim Haradinaj ju ka dhënë 10 minuta afat zyrtarëve të Speciales me leshu objektin e OVL të UÇK-së me preteksin se këta perfaqsojnë zërin e luftëtarëve, e jo zërin e OJQ-ve, apo gjahtarëve dhe peshkatarëve, dhe s’mund të sillen me ta si me OJQ-të që financohen nga BE”, ka thënë ky burim.

Haradinaj është shprehur edhe më i acaruar gjatë takimit.

“Hetoni zyrtarët e brenda gjykatës apo prokurorisë që i nxjerrin dosjet, e jo këta që  po i prezantojnë dosjet që po jau sjellin njerëz të pa identifikuar”, citohet të ketë thënë Haradinaj në takim.

Një ditë më parë organizata ka pranuar edhe një pako tjetër me rreth shtatë mijë dosje të Zyrës së Prokurorit të Specializuar./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme