Rina Kika, Avokatja e familjes së Kujtim Veselit, ka folur pas seancën që është mbajtur sot për verdiktin e dënimit të vrasjes së 11 vjeçarit.
Kika ka bërë të ditur se nuk ka dalë ndonjë vendim, por se seanca është shtyer të vazhdohet në 5 tetor të vitit 2020.
Ajo ka thënë se kërkojnë që rasti të hetohet sipas dispozitave të kodit të procedurës penale dhe standardeve për mbrojtjen e drejtave të njeriut.
“Kërkesa jonë e dytë është që ndaj policisë dhe prokurorëve që kanë qenë përgjegjës për rastin të zhvillohet procedurë penale për neglizhimin e rastit. Ndërsa kërkesa jonë e tretë është që të ketë kompensim për shkelje të të drejtave të njeriut nga Qeveria e Kosovës”.
“Ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga këto institucione për kërkesat tona, procesi gjyqësor që është zhvilluar sot është vetëm një simptomë e asaj çka ka ndodh dhe ka mundur të parandalohet nga institucionet tona”.
Ajo ka thënë se ata kanë kërkuar që të shqiptohet dënim maksimal për të akuzuarin U. S.
“Kemi kërkuar të shqiptohet dënim maksimal pasi konsiderojnë se vepra është kryer me dashje si vrasja dhe dhunimi, ne kërkojmë që ai të shpallet fajtor dhe Gjykata ta dënojë sipas ligjit”.
“Aktakuza që ka ngritur Prokuroria në Prishtinë thekson se Kujtimi ishte dhunuar vazhdimisht, kemi kërkuar nga prokuroria ta përfshijë edhe dhunimin e mërparshëm të Kujtimit që ka ndodh më 29 janar 2019 dhe është i regjistuar si rast para policisë së Kosovës”.
“Dje jemi njoftuar se Prokuroria në Prishtinë ka ngritur aktakuzë tjetër ndaj personit të dyshuar për dhunimin në janar të vitit 2019.E mirëpresim veprimin e prokurorisë për këtë rast që ka hapur”, ka thënë Kika para mediave.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...