Të dielën një tjetër shpërthim i kontrolluar do të realizohet në një pallat të dëmtuar nga tërmeti, IKMT paralajmëron banorët e zonës përreth objektit të marrin masa dhe të largohen nga objektet e tyre në zonë.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) dhe forcat xheniere të ushtrisë kanë planifikuar prishjen me shpërthim të kontrolluar të mureve të brendshme të pallatit në lagjen 17, rruga “Dalip Peza” (pallati i Kastratit) Durrës. Për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, në një rreze 200 m nga vendi i shpërthimit, që ditën e diel, datë 20 shtator 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre./tch
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...