Lehonat dhe nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtë vjeç paralajmëruan për sot një protestë para Qeverisë, kundër vendimit që i detyron ata të përfundojnë pushimin e zgjatur të lehonisë dhe të kthehen në punë.
Nënat po kërkojnë ndryshimin e vendimit, pra zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit, siç rekomandoi më parë Komisioni për Sëmundje Infektive.
Nga e mërkura e ardhshme, gjegjësisht 23 shtatori në punë kthehen prindërit e fëmijëve deri gjashtë vjet, personat që kanë shfrytëzuar pushimin e vazhduar të lindjes, ndërsa gratë shtatzëna vazhdojnë t’i shfrytëzojnë masat, gjegjësisht lirohen nga shkuarja në punë. Në pajtim me vendimin e qeverisë në vendet e punës më 23 shtator kthehen edhe të sëmurët kronik me përjashtim të personave, te të cilët sëmundja është në fazën e përkeqësimit dhe ato me sëmundje malinje, për të cilët është dhënë vërtetim me udhëzim dhe mendime nga mjeku specialit, përcjell INA.
Reaguan edhe prindërit kryefamiljarë, të cilët përmes shoqatës “Një mundet” theksojnë se me fillimin e gjendjes së jashtëzakonshme, u krijuan masa specifike për grupe të ndryshme, dhe kjo kategori u la jashtë dhe nuk u krijuan asnjë pako të individualizuar të masave për ato. Shumë prindër kryefamiljarë kanë humbur punën, pjesërisht sepse ishin pjesë e tregut joformal të punës, pjesërisht sepse, thonë ata, ata i humbën vendet e tyre të punës për shkak të pandjeshmërisë së sektorit privat dhe mungesës së mirëkuptimit për ata që nuk kanë mundësinë për ruajtjen e fëmijëve.
“Pjesa e tretë do të humbasin vendet e tyre të punës madje tani, këtë herë sepse në seancën e katërt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut mbajtur pikërisht ata që duhet të punojnë dhe të marrin paga nga të gjithë qytetarët e republikës, ata morën një vendim që është në kundërshtim me mendjen e shëndoshë ‘Të gjithë – lexuar përfshirë prindërit kryefamiljarë, kthehen në punë nga 23 shtator – e mërkurë, edhe pse viti shkollor është vendosur të fillojë në tetor 2020. Nga tetori, viti shkollor do të zhvillohet vetëm fizikisht nga ora 8:30 deri në 10:30”, sipas “Një mundet”.
Për ministren për Punë dhe Politik Sociale, Jagoda Shahpaska konsideron se vazhdimi i pushimit të lindjes e humb kuptimin me hapjen e kopshteve.
Shahpaska tha se ështe i pakuptimtë është qëndrimi në shtëpi i prindërve të fëmijëve të moshës parashkollore dhe lehonave pas hapjes së kopshteve.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...