Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, thotë se nuk pret ndonjë mrekulli në betejën me Covid -19 as nga trajtimi me plazmë dhe as nga vaksina.
I ftuar në emisionin “Arena” në Rtv Ora, ai tha se edhe për shumë kohë të vetmet “armë” që do të kemi në dorë për të luftuar këtë virus janë maska, distanca dhe higjiena personale.
Ai deklaroi se janë marrë vendime në emergjencë e sipër dhe të padokumentuara shkencërisht deri në fund.
“Edhe nga plazma hiperimune nuk pres ndonjë çudi për shumë arsye. Në fillim pati optimizëm, por me kalimin e kohës është vërtetuar se aty-aty shkon përfitimi. Ndihmon por nuk bën mrekulli. Mbetemi ende në kuadrin e një trajtimi gjithëpërfshirës por gjithësesi ende mbështetës. Nuk pres mrekulli të madhe nga plazma, as nga vaksina.Do të kemi një vaksinë para fundit të vitit ose në fillim të vitit që vjen. Por nuk është problemi të kemi një vaksinë, problemi është para se të jetë efektive, sa e sigurt është vaksina. Për të provuar sigurinë e një vaksine duhen të paktën 6 muaj pas prodhimit prova klinike. Ndaj në këtë histori e para është maska, së dyti distanca dhe së treti higjiena”, deklaroi Pipero.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...