Lëvizja Vetëvendosje thotë se kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, marrëveshjen finale e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t’i ofruar koncesione Serbisë.
Vetëvendosje thekson se Hoti paligjshëm mban një post dhe ai duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet jetës institucionale e politike në vend.
Postimi i plotë:
Siç duket z. Hoti marrëveshjen finale me Serbinë e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t’i ofruar koncesione Serbisë, deri në njohjen e Kosovës ashtu siç do Serbia. Këtë e thonë dy deklaratat e tij para dhe pas vizitës në Uashington. Ky person që paligjshëm mban një post duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet së pari jetës institucionale e politike në vend.
Para vizitës në Uashington: “Ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, normalizimi i marrëdhënieve do të jetë derivat i njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Kemi dialoguar qe 7-8 vite, nga viti 2011 e këndej për normalizim të marrëdhënieve.”
Pas vizitës në Uashington: “Është hap tejet i madh, hap i jashtëzakonshëm drejt marrëveshjes finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?