Gjatë qëndrimit në shtetin fqinj kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim edhe me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.
Lajmin e ka bërë me dije kryediplomati grek përmes një postimi në twitter ku shkruan se në mbyllje të Samitit “The Economist” pati mundësinë të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama por pa treguar detaje nga biseda mes tyre.
Në darkën e punës në Athinë mes kryeministrit shqiptar dhe homologut grek Mitsotakis janë hedhur në tavolinë të gjitha çështjet e mbetura pezull mes dy shteteve.
Burimet bëjnë me dije se Rama dhe Mitsotakis kanë rënë dakord se për ligjin e luftës, të drejtat e minoriteteve dhe çëshjte e detit duhet të vijojë puna e dialogut, pasi prej vitesh këto çështje janë kthyer në tema të nxehta të politikës.
Edhe pse palët nuk kanë zbuluar detaje të shumta nga takimet, mesa duket dy Kryeministrat kanë reflektuar duke gjetur një rrugë tjetër për të hequr përgjegjësinë politike nga debatet patriotike.
Rama: Shpesh këto marëveshje kthehen në çështje të nxehta në politikën lokale. Unë kam një ide shumë të thjeshtë dhe shpresoj që sa më shpejt të arrijmë dakortësi për të. Të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve, një palë e tretë që na ndihmon miqësisht ose më mirë përmes gjykata ndërkombëtare.Kjo mund të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët atje dhe këtu.
Për të diskutuar çështjet e tryezës së Athinës, është parashikuar prej ditësh një takim i ministrit të Jashtëm grek.
Pavarësisht se pas darkës së punës, në përshendetjen e fundit mes Rama dhe Mitsotakis, ky i fundit la të nënkuptohet që do të shihen sërish së shpejti në kryeqytetin shqiptar.
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...