Bekim Jashari ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia dedikuar djalit me rastin e ditëlindjes së 18-të.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook është ka shkruar një dedikim prekës për këtë ditë të veçantë, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Viti 2002, 4 vite pas rënies heroike të babës Shaban, babushit Hamëzes, balit Adem, familjes sime të shenjtë, grave, vajzave, djemve e fëmijëve, pas dhimbjeve të mëdha, vijnë në jetë, vajza ime Feridja dhe djali im i madh Hamëza i ri, që me mbushën zbrazëtinë që kisha brenda vetës, e që më dhanë në atë kohë fuqi për të vazhduar tutje.
Ishte ndjenjë e pa përshkueshme, emocione të mëdha kur shihja që vit pas viti familja jonë po ri-përtërihet, që përsëri po mbushej oborri plotë me fëmijë të lumtur, të gëzuar, e mbi të gjitha të lirë, kjo falë gjakut të derdhur të paraardhësve të tyre.
Hamza i ri po rritej shpejtë, e bashkë me të edhe lumturia e harmonia jonë familjare.
I përkëdheluri ynë, tani po rritet e edukohet nën frymën patriotike, duke u ndier krenar me gjyshin e tij dhe familjen e gjerë, duke shfaqur gatishmëri që në çdo kohë t’i dalë në mbrojtje shtetit tonë.
I dashur bir, sot po mbushë 18 vite jetë dhe kështu po hynë në një fazë tjetër të jetës, ku kërkohet nga ti vendosmëri, kujdes dhe përgjegjësi për veprimet që bënë.
Këtë vit ti po fillon edhe rrugëtimin tënd në ngritjen profesionale, për të marrë njohuri të reja e për t’i shërbyer vendit me përkushtim. Në këtë rrugë me plotë sfida të uroj shumë suksese.
I dashur djali im Hamëz, nga zemra të uroj ditëlindjen e 18-të, shëndet e gëzime paq tërë jetën!
Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që sot më uruan ditëlindjen e Hamëzes, shëndet e gëzime tërë jetën!
Hamez Jashari /arbresh.info/
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...