Auba e zbulon se si e bindi Arteta ta vazhdojë kontratën

19:11 | 16 Shtator 2020
A. B.

Gabonezi nuk mundi të largohet nga klubi pasi që menaxheri i tha se mund të bëhet legjendë.

Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se ishte Mikel Arteta ai që e bindi atë që të jetë në Arsenal dhe të bëhet një legjendë e këtij klubi.

Sulmuesi i ka dhënë fund spekulimeve që e rrethonin për të ardhmen të martën ku ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Gunners.

“Kam pasur shumë kohë për të menduar. Kam menduar për këtë që para një viti”, tha ai në një intervistë me ish yllin e Arsenalit, Ian Wright.

“Po ashtu kam biseduar me Mikel, e që mendoj se me bëri shumë të qartë idenë për të ardhmen në këtë klub”.

Ai ishte shumë i drejtpërdrejt dhe i sinqertë dhe kjo është ajo që me pëlqen mua, sinqeriteti. Ai me tha: Mirë, ndoshta mund të largohesh. Nuk e di çfarë ke në mend për momentin, por mund të largohesh dhe të shkosh në një tjetër klub për të fituar trofe apo mund të qëndroni këtu dhe të jeni legjendë”.

“Kjo fjalë ishte për mua çelësi”.

“Ne kishim biseduar edhe kur ishim në izolim, ai me telefononte mua. Normalisht ne kemi folur për lojën. Unë kisha për të bërë llogaritë. Ju duhet të shpjegoni si është loja e juaj”.

“Ai me telefonoj dhe me tha: Harro këtë. I kisha përgatitur dy faqe dhe ai me tha: Po, harroje këtë. Të flasim për gjërat reale”.

“Ai tha: Dua të jem i sinqertë me ty, si ndihesh? Mendoj, duhet ta thosha të vërtetën, i thashë: ‘Ndihem mirë’, ishte diku ndoshta dy apo tre muaj kur ai ishte këtu. Në stërvitje mund ta ndjesh pasionin. Mund të shikoni gjithçka nga ky trajner. Ai është shumë i mirë dhe ai është një tip burri që ju i besoni”.

“Kjo është ajo që i thashë: Ndihem shumë mirë. Ajo çfarë me the për legjendën dhe gjërat tjera më bëri të mendoj. Mendoj se është rruga më e mirë dhe më e vërtetë dhe unë jam gati për këtë”. /GazetaExpress/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme