Google ADS

Yoshihide Suga, kryeministër i ri i Japonisë

17:05 | 16 Shtator 2020
A. B.

Yoshihide Suga u zgjodh zyrtarisht kryeministri i ri i Japonisë.

Ai në këtë formë e pasoi paraardhësin e tij, Shinzo Abe, i cili kishte dhënë dorëheqje.

Pasi u bë udhëheqësi i partisë në pushtet, pasoi një votim në parlament, ku 71-vjeçari mori funksionin e ri. Ai ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Abes dhe pritet të vazhdojë politikën e tij, raporton BBC.

Abe njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar, duke përmendur gjendjen e tij shëndetësore si arsye.

Ai e mbajti mbledhjen e fundit të kabinetit gjatë ditës së sotme, ku u tha gazetarëve se ishte krenar për arritjet gjatë tetë viteve të punës.

Suga ishte më parë sekretari kryesor i kabinetit të Abes dhe në zgjedhjen e kryeministrit të ri, ai mori 314 nga 462 vota të mundshme. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme