Kryeministri Edi Rama nga Athina i është kthyer sërish çështjes së detit dhe të zgjerimit të Greqisë me 12 milje në detin Jon.
Sipas Ramës kjo është një e drejtë e Greqisë pasi ia mundëson konventa për detin.
Më tej Rama ka folur edhe për marrëveshjen ende të pa dakordësuar mes Greqisë dhe Shqipërisë për detin duke thënë se një gjë e tillë mund të arrihet me ndërhyrjen e palëve të treta dhe pse jo ndërhyrjen e Gjykatës Ndërkombëtare. Në këtë mënyrë sipas Ramës do të shmangeshin akuzat e padrejta politike në të dy vendet.
“Së pari kur ftoni Ballkanasit në panel duhet të keni shumë kohë. Se na pëlqen të flasim shumë. Mos u habisni. Kjo ka qenë një marrëveshje e hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Jam besimplotë që jemi në rrugën që duhet. Kemi zhvilluar intensivisht me qeverinë e kaluar. Befas herë pas here kthehen në patate të nxehta. Në politikën lokale. Por janë thjesht çështje që nuk kanë zjarr dhe rëndësi ku janë zhvilluar marrëdhëniet shqiptaro greke. Sfida jonë është që ta bëjmë politikën mes dy vendeve siç janë marrëdhëniet mes njerëzve.
Nga miqtë grek nga ajo çfarë shoh është se nuk ka ndjesi negative mes tyre. Është krejt e kundërta dhe ne ua detyrojmë që marrëdhëniet ti çojmë si të njerëzve, Në qeverinë e re jemi në drejtimin e duhur. Ne kemi gjithçka për të zgjidhur por edhe ato të mbetura. Që të mos përdoren nga forca të errëta si arsye për të nisur e ndezur situatën. Për të kthyer fantazmat e shkuarës. Kamë një ide të thjeshtë sa më shpejt të arrijmë dakordësi për zona detare në të mund të zgjidhim çështjen me ndihmën e të tjerëve. Nëpërmjet palëve të treta që na ndihmon miqësisht apo edhe gjykatës ndërkombëtare. Do të jetë e drejtë objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotë. Imagjino kryeministri i Greqisë flet për një të drejtë legjitime mbështetur në konventën e së drejtës së detit për tu shtrijë kufijtë në 12 milje dhe vetëm kjo shëndërrohet në cëshjte në rrjete sociale në Shqipëri në qarqet politike. Sikur kryeministri grek duhet të përgjigjet për ata që nuk dinë cfarë flasin. Kjo ndez pakënaqësi dhe mosmarrëveshje.” tha Rama./TCH
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...