Google ADS

Shfaqen në App Store aplikacionet e para të Apple Watch

18:42 | 29 Mars 2015
M. A.

Apple Watch do të hidhet në treg pas një muaji, ndërkohë janë shfaqur në dyqanin virtual të aplikacioneve të Apple-it, App Store, aplikacionet e para që do të përdoren tek ora e Apple-it. Disa nga aplikacionet që janë përditësuar për orën e Apple-it janë Twitter, Evernote, Expedia, New York Times dhe Target.

Përveç mbështetjes së Apple Watch, këto përditësime sjellin pak ose aspak funksione të reja. Ora do të mund të porositet fillimisht në dyqanet virtuale të Apple-it në Londër, Paris dhe Tokio duke filluar nga 10 prilli. Pajisjet do të kenë të instaluara disa nga aplikacionet.

Ndërsa prezantimi zyrtar i Apple Watch në Apple Store do të jetë më 24 prill. Kjo orë do të ofrohet në tri versione: versioni origjinal, Apple Watch Sport dhe Apple Watch Edition. Çmimet fillojnë nga 349 dollarë për versionin bazë, deri në mbi 10 mijë dollarë për një version gold të Apple Watch Edition./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme