Qeveria Hoti, e dyta nga numri i zëvendministrave në 13 vjetët e fundit

12:18 | 16 Shtator 2020
Arbresh.info

Qeveria Hoti ka dështuar të krijojë unitet brenda koalicionit dhe të spektrit politik në përgjithësi, teksa ky ekzekutiv ka numrin e dytë më të madh të zëvendësministrave në 13 vjetët e fundit.

Kështu po vlerëson Grupi për Studime, Juridike dhe Politike në raportin për 100 ditët e para të udhëheqjes së Qeverisë Hoti, shkruan Arbresh.info.

Drejtoresha ekzekutive, Arbëresha Loxha, tha se përkundër faktit që LDK-ja në fushatë zgjedhore pati premtuar një qeveri të vogël me 12 ministri, e njëjta ka përfunduar duke dyfishuar numrin e zëvendësministrave.

“Me emërimin e 46 zëvendësministrave ne vlerësojmë se është qeveria e dytë me numrin më të madh në 13 vitet e fundit në Kosovë. Kabineti i qeverisë Hoti karakterizohet me pabarazi të madhe gjinore, në 16 ministri ka vetëm 3 ministre dhe zëvendësministre vetëm 8”, tha Loxha.

Sipas saj kjo Qeveri ende nuk ka ofruar asnjë perspektivë të reformave./Arbresh.info/

 

Të ngjashme