Google ADS

Kurti uron vitin e ri hebraik: Qoftë një vit i ëmbël, për të gjithë

11:55 | 16 Shtator 2020
Arbresh.info

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar vitin e ri hebraik, Rosh Hashanah.

Kurti ka uruar këtë vit, duke përdorur urimin e hebraikëve që bëjnë në këtë festë, “Qoftë viti i ri një vit i ëmbël, për të gjithë”, derisa ka shtuar se “ Është e vërtetë, pas një viti me kaq sfida, shëndetësore e ekonomike, për shkak të pandemisë, e gjithë bota ka nevojë për një vit më të ëmbël”.

Tutje Kurti në urimin e tij derisa ka folur për njohjen e Kosovës nga Izraeli ka theksuar se edhe se Kosova duket e vogël e varfër e që nuk mund t’i ofrojë shumë Izraelit dhe vendeve mike, por ai tha se “Kosova nuk ofron pak. Ajo ofron zemrën e vet të hapur, angazhim e përkushtim për përparim të miqësisë, në çdo sferë. Nga ekonomia deri te siguria, nga kultura deri te teknologjia”./Arbresh.info

Ky është postimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/albini2017/posts/962791394220745

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme