Selmanaj priti përfaqësuesit nga Qendra e Biznesit, diskutojnë sfidat e bizneseve gjate pandemisë

12:11 | 16 Shtator 2020
Arbresh.info

Gjatë ditës së sotme, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u takua me Gani Sallauka përfaqësues i Qendrës për Biznes në Suharekë.

Përgjatë këtij takimi u diskutua rreth sfidave në të cilat po hasin bizneset kosovare gjatë pandemisë, si dhe rreth metodave efikase për përkrahje ndaj prodhuesve dhe eksportuesve vendorë.

Zëvendëskryeministri Selmanaj, pranoi një dokument me një sërë rekomandimesh të nxjerra nga kjo qendër, të cilat korrespondojnë me pakon e rimëkëmbjes ekonomike të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Njëherit, zëvendëskryeministri Selmanaj u zotua që Qeveria e Republikës së Kosovës do të trajtojë me kujdes të gjitha rekomandimet e marra, dhe do të shikohen mundësitë që rekomandimet e tilla eventualisht të inkorporohen në pakon e rimëkëmbjes ekonomike./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme