Negociatat për anëtarësim në BE mund të zgjasin 5, 6 apo 7 vjet, varësisht nga rezultatet që Maqedonia e Veriut do të tregojë, por gjithashtu varësisht fokusit të BE-së në këtë çështje, tha kryeministri, Zoran Zaev në forumin që po mbahet në Athinë organizuar nga “The Economist”.
Zaev shtoi se në këtë kontekst, para se të pret mbështetje nga shtetet e Evropës Veriore, pret mbështetje nga shtetet fqinje, Greqia e Bullgaria por edhe shtetet tjera të rajonit.
Nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se prioritet i vendit që drejton është të arrijë marrëveshje me fqinjët për problemet e së kaluarës. Tha se duhet të gjendet zgjidhje për çështjen e detit me Greqinë, qoftë me ndërmjetësues ndërkombëtar ose përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Zaev e Rama ndër tjerash shtuan se pandemia nxori në pah se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi, duke theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si shtete të Ballkanit Perëndimor janë urë lidhëse mes Evropës dhe aktorëve të tjerë që veprojnë në rajon, si Rusia, Kina e vendet arabe, në të mirën e të gjithëve./alsat
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues