Google ADS

I ndërprehet fjalimi për dialogun nga dy gra, Hoti: E keni gjetur njeriun e gabuar

11:34 | 16 Shtator 2020
arbresh.info

Kryeministrit, Avdullah Hoti, është ndërprerë gjatë fjalimit për dialogun me Serbinë.

Dy gra kërkuan përgjegjësi nga kryeministri Hoti, pse nuk reagon kur gratë përballen me dhunë në familje, deri me fatalitet.

Me zhurmë përmes filikaqave ai nuk u la të vazhdojë fjalën.

“E keni gjetur njeriun e gabuar”, ju drejtua Hoti dy grave që shfrytëzuan një diskutim të Hotit me shoqërinë  civile për negociatat.

Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar diskutim me kryeministrin Avdullah Hoti në lidhje me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme