Drejtori i Qendrës Studentore në Prishtinë, Fatmir Sfishta ka folur për organizimin dhe përgatitjet që kanë bërë për pritjen e studentëve në këtë qendër.
Ai bëri të ditur se Qendra tashmë është e gatshme për studentët, por se ende nuk ka filluar regjistrimi
Sfishta tha se Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Institucioni Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) duhet të japin dritën e “gjelbër”, se kur mund të hapin konkursin për pranimin e studentëve.
“Pandemia e ka prish rutinën jetësore, e edhe Qendrën Studentore e ka prekë. Që nga muaji mars studentët nuk kanë mundur ta gëzojnë qendrën e tyre. Qendra e Studentëve për 78 ditë ka qenë si karantinë dhe pas mbylljes me vendim të Qeverisë, ne si menaxhment kemi marr masat e duhura për dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e të gjitha hapësirat ku kanë qenë të karantinuarit”, tha ai.
Sfishta theksoi se përparësi për regjistrim kanë studentët e vitit të parë, por se ende nuk është mbajtur provimi i tyre për regjistrim në Universitetin e Prishtinës (UP).
“Çdo vit konkurset i kemi hap në javën e parë të muajit shtator, këtë vit ende nuk është marr ndonjë vendim nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK që të fillojmë me hapjet e konkursit. Ende nuk kanë filluar edhe provimet në UP, pasi ne ju japim përparësi atyre studentëve që janë në vit të parë”, ka thënë ai.
Sfishta tutje tha se projektet të cilat ishin paraparë të realizoheshin janë duke u kryer, pasi siç tha ai, situata pandemike i ka vonuar ato.
“Janë në realizim e sipër shumë projekte që kanë qenë të planifikuara e sigurisht nuk është ditur që ky vit do të jetë me pandemi. Në muajin tetor ne do të jemi të gatshëm që të presim studentët nëse MSHA, MSH dhe IKSHPK”, tha ai për teklegrafin.
Drejtori i QS-së po ashtu tha se nga mënyra se si po rrjedhin gjërat nuk beson se studentët do të vijnë në fillim të muajit tetor.
Ai gjithashtu theksoi se QS-ja çdo vit bënë përgatitje në mënyrë që t’i ofrojnë kushte më të mira studentëve të UP-së.
Mirëpo se si do të bëhet vendosja e studentëve nëpër dhoma, kjo për shkak të situatës pandemike, Sfishta tha: “Ne çdo vit investojmë që shërbimi për student të jetë sa më i mirë. Mendojmë që e mira nuk ka skaj, por çdo vit mendojmë t’i rrisim kushtet për ta. Në Qendrën e Studentore ka dhoma dy dhe tri krevatëshe…Këto të dhëna i kanë edhe institucionet shëndetësore dhe MASH-i dhe mbetet vendimi i tyre për këtë qendër se do të zhvillohet tutje”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...