Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do ta ketë takimin e tij të parë zyrtar si kryesues i politikës së jashtme të vendit, me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Sipas agjendës së paraparë, do të hapen tema të numërta në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve, si dhe aktualitetet rreth dinamikës politike në rajon. Osmani në takim do të hapë temën edhe për konkluzionet e ardhshme në kuadër të trupave të Bashkimit Evropian, për miratimin e kornizës negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë kohës së kryesimit të Gjermanisë, si një fillim formal i negociatave për anëtarësim të plotë në BE.
Sipas njoftimit të MPJ-së, fokus i veçantë në takimin e dy ministrave do të vendoset në angazhimin dhe aktivitetet e ardhshme të dy ministrive në funksion të intensifikimit dhe thellimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit të përgjithshëm në sfera të ndryshme, sipas planit Aksionar për bashkëpunim dhe implementim të obligimeve të ndërmarra nga Marrëveshja për partneritet strategjik ndërmjet dy vendeve (Marrëveshja e Prespës).
Në takim pritet të hapen po ashtu edhe të gjitha temat tjera nga sfera e bashkëpunimit bilateral, siç janë: riaktivizimi i shkëmbimit kulturor, nxitja e komunikimit dhe aktiviteteve për avancim të bashkëpunimit ekonomik, çështjet rreth përshpejtimit të projekteve të interkoneksionit hekurudhor dhe të gazit, si dhe çështje të tjera nga sfera e këmbimit të përgjithshëm shoqëror dhe politik.
Në takim pritet që vëmendje e veçantë t’i kushtohet edhe punës së Komisioneve të ekspertëve për avancim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, si dhe shqyrtimin e mundësisë për komunikim të tyre më intensiv dhe punë të pandërprerë në kushte të pandemisë COVID 19.
Osmani në fillim të mandatit njoftoi intensifikim të komunikimit me fqinjët, duke e ngritur çështjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore si prioritet kryesor i politikës së jashtme, me çka pritet që temat nga kjo sferë të jenë në fokus të agjendës së tij në periudhën e ardhshme./telegrafi
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...