Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka bërë apel Këshillit Politik për reformën zgjedhore që të miratojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ai ka thënë se këto ndryshime duhen të bëhen me konsensus dhe duke respektuar marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.
Presidenti Meta ka thënë se e mbështet edhe propozimin e opozitës që për nisma ligjore që nuk ka dakordësi t’i drejtohen edhe ODIHR-t.
Postimi i plotë:
Tani që data e zgjedhjeve është dekretuar pas konsultimit me forcat politike, është domosdoshmëri që Këshilli Politik të realizojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me konsensus dhe duke respektuar pikë për pikë Marrëveshjen konsensuale të 5 qershorit.
Kërkesa legjitime dhe parimore e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR nuk duhet refuzuar.
Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë domosdoshmëri absolute për çeljen e negociatave.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...