Rregulli klasik “tri vakte ushqim në ditë” nuk mund të jetë aq i vjetëruar sa mendoni. Studimet tregojnë se të ngrënit e gjashtë vakteve të vogla në ditë mund të çojë në shëndoshje. Megjithatë ky stil ushqyerjeje mund të funksionojë ndryshe në njerëz të ndryshëm.
“Këto udhëzime do t’ju ndihmojnë të përcaktoni praktikën më të mirë të humbjes së peshës për llojin e trupit tuaj”, thotë Dr. Dara Bushman, psikologe klinike. “Humbja e peshës ndodh kur një plan është realist për mënyrën e jetesës dhe nevojat e dikujt. Nëse punoni 12 orë në ditë, nuk është realiste të hahet çdo dy orë”, thotë ajo. Gjithashtu, jini të qëllimshëm me planin tuaj dhe shkruani se çfarë doni të ndodhë. “Shihni veten si keni humbur tashmë peshën, si dukeni dhe si ndiheni. Jini përshkrues sa të jetë e mundur”. Ju jeni zëdhënësi më i mirë i trupit tuaj për të përcaktuar se sa shpesh duhet të hani. Vetëm ju mund ta ndjeni goditjen e urisë. Mundësia më e mirë e humbjes së peshës për ju është ajo që është më e lehtë dhe do të zgjasë më gjatë.
Mos u fokusoni në trupin tuaj, por në zakonet tuaja
Humbja e peshës zvogëlon totalin e shpenzimit të energjisë. Mendoni këtë: nëse hani më pak kalori se sa digjni, trupi juaj do fitojë hendek kalorish. Kjo bën që duke djegur rezervat e yndyrës së ruajtur, ju kësisoj humbisni peshë. Planifikimi përpara është një nga pjesët thelbësore për të bërë punën tuaj në dietë, shkruan revistaclass. Ndaj, kuptojeni njëherë e mirë! Sasia e vakteve që duhet të konsumoni për t’u dobësuar është varësisht nevojave tuaja trupore dhe aktivitetit fizik./eo/
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...