Lleshaj: Ditë shumë e rëndë, grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion

00:59 | 16 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj ishte i ftuar në Open në Top Channel dhe e quajti një ditë të rëndë atë të djeshmen, me atentatin mafioz në Tiranë dhe dy vrasje në bathore dhe Rogozhinë.

Ai tha se grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Ka celula që janë biznes kiminal, tha Lleshaj.

‘Sot është një ditë e rëndë. Shumë e rëndë. Kemi 3 vrasje. Normalisht është situtatë shqetësuese. Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dizpozicion, janë të mirë strukturuar’- tha Lleshaj./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme