Mocioni i votëbesimit është lansuar kundër Josep Maria Bartomeut dhe bordit të drejtorëve dhe tani ka arritur në kuotën e 12700 nënshkrimeve
Kjo do të thotë se “Mes Que Una Mocio” (mocioni i votëbesimit) ka nevojë edhe për 3820 nënshkrime që të merret parasysh dhe këto vota mund të bëhen deri më 16 shtator në ora 12 të natës.
Promovuesit e votës se mosbesimit besojnë që Barcelona po përjeton një krizë institucionale, ekonomike e sportive tepër të madhe.
Një ndër arsyet për iniciuesit e kësaj lëvizje është edhe kërkesa për largim e Lionel Messi; dëshira e tij për largim dhe luga e tij me klubin dhe presidentin Bartomeu.
Një nga zëdhënësit e këtij mocioni, Marc Duch ka folur për “Esport3”.
“Deri më datën 17, ne nuk e dimë a do të arrimë nënshkrimet e nevojshme, por ne po ia dalim mirë dhe në ditët e fundit janë shtuar nënshkrimet”, tha Duch.
Një tjetër iniciues i mocionit, Jordi Farre, kishte ideuar përdorimin e sistemin telematik për mbledhjen e nënshkrimeve.
Megjithatë, sekretari gjeneral i Barcës ka deklaruar që votat duhet të bëhen personalisht e jo me sistem telematik që do të konsiderohen të pavlefshme, e cila gjë ka bërë që iniciuesit e tjerë të distancohen nga iniciativa e Farre që mos t’ju dështojë mocioni. /GazetaExpress/
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...